Kryeministri grek Kiriakos Micotaqis ka sfiduar presidentin francez Emmanuel Macron në lidhje me përpjekjen e këtij të fundit për të bllokuar zgjerimin e BE.
Në intervistën e dhënë për ‘Financial Times’ kreu i qeverisë greke i kujtoi shefit të Elizesë se presidenca franceze dikur u tregua e guximshme për çeljen e negociatave të Greqisë pasi atë kohë kishte rëndësi gjeostrategjike.
Duke marrë shkas nga historia e anëtarësimit në BE të vendit të tij, Micotaqis i bëri apel Presidentit Macron të ndjekë gjurmët e paraardhësve të tij.
Për ‘Financial Times’, Kryeministri grek tha se: Nëse shikojmë kontekstin e madh gjeopolitik, është shumë e qartë se rruga europiane duhet të mbahet e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me kusht që të plotësojnë kërkesat. Ky nuk është një proces automatik, përndryshe kjo zbrazëti do të mbushet. Shpresoj që ky gabim do të korrigjohet. Unë jam i shqetësuar. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se vendimi i marrë në Këshillin Evropian duhet të rishikohet në vitin 2020.
Macron prej kohësh kërkon një reformim të vetë BE-së dhe rregullave se si ajo do të zgjerohet më të ardhmen. Franca ishte një ndër vendet që më 18 tetor bllokoi procesin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me arsyetimin se fillimisht Unioni duhet të vetëreformohet dhe të mos shkaktojë më dështime si BREX-it apo probleme të tjera të brendshme.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…