FOTO&VIDEO

Migrimi në Gjermani: Dominojnë kosovarët, ministrja gjermane e vlerëson pozitivisht

Qytetarët e Kosovës përbëjnë shumicën e shtetasve jashtë Bashkimit Evropian që kanë imigruar në Gjermani gjatë vitit 2020.

Siç thuhet në Raportin e Migracionit gjatë viti 2020, 58 mijë 022 të ashtuquajtur shtetas të vendeve të treta janë shpërngulur në Gjermani. Ku qytetarët nga Kosova përbënin grupin më të madh me rreth dhjetë për qind, Gazeta gjermane, Handelsblatt, raporton Gazeta Insajderi.

Arsyet familjare (ribashkimi me familjen) ishin arsyeja kryesore e qytetarëve jashtë Bashkimit Evropian për t’u zhvendosur në Gjermani në vitin 2020.

Sipas raportit të migracionit, 29 mijë 725 shtetas jashtë BE-së kanë hyrë në Gjermani me qëllim punësimi kurse 17 mijë 083 persona nga vende jo anëtare të BE-së erdhën për të studiuar në Gjermani.

Numri i kërkesave për azil në Gjermani ka vazhduar të bjerë edhe në vitin 2020, edhe për shkak të pandemisë. 102.581 persona aplikuan për azil për herë të parë, pas 142.509 kërkesave fillestare në vitin 2019. Shifrat e azilit për vitin 2021 pritet të publikohen këtë javë.

E këtë gjë e kishte vlerësuar pozitivisht ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser.

“Është pozitive që Republika Federale është vendosur si një destinacion tërheqës, veçanërisht për njerëzit që duan të studiojnë dhe punojnë në këtë vend, si dhe për qytetarët e BE-së”, shkruan Ministrja e re Federale e Brendshme, Nancy Faeser.

Në vitin 2020, Rumania ishte vendi kryesor i origjinës së emigrantëve me me 15,7 për qind, e ndjekur nga Polonia (8,7 për qind) dhe Bullgaria (6,1 për qind). Nga viti 2004 deri në vitin 2020, numri i shtetasve rumunë në këtë vend u rrit nga rreth 73,400 në rreth 800,000 rumunë


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

11 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

12 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

18 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

19 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

20 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

24 orë ago