Edhe pse trupvogël, Hasbulli është sypatrembur. I famshmi i rrjeteve sociale ka “dyluftuar” me Mike Tyson gjatë një “podcast”-i, duke shkëmbyer grushte miqësore.
20-vjeçari me pamjen e një fëmije të vogël, si pasojë e një sëmundjeje që quhet akondroplazi, ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram, ku videot e tij humoristike bëjnë xhiron e botës. Pas disa grushteve nga Hasbulli, “Majku i hekurt” vendosi që të bënte gjoja sikur i hante veshin, duke rikujtuar episodin e bujshëm ku i hëngri veshin kundërshtarit të tij në ring, Evander Holyfield, në vitin e largët 1997.
Personazhi i famshëm i rrjeteve sociale, Hasbulla Magomedov, firmosi një kontratë 5-vjeçare me UFC para disa javësh. Ai nuk do të ndeshet, por do të shërbejë si promovues i ndeshjeve të ndryshme që do të organizojë UFC-ja.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…