Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka thotë se nesër Presidenti do t’ia jep mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të LDK-së.
Zeka në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se dorëzimi i mandatit nga Presidenti mund të mos ndodh vetëm nëse ky i fundit sëmurët sërish nga veshkat.
“Albin Kurti nuk ka gjasa të sjellë mandatarin pasi duhet t’i ketë 61 deputetë. Isa Mustafa e bënë qeverinë pasi e ka AAK-në, NISMA-n, AKR-në dhe minoritetet”.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se sipas 95% të gjasave Isa Mustafa do të jetë kryeministër.
Zeka thotë se edhe nga e kaluara ka ndodhur që pa i bërë dy vite stazh deputetëve nuk iu njihet stazhi.
“Kjo është një arsye pse Presidenti nuk do të shpall zgjedhje të reja”, tha ndër të tjera Milaim Zeka.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…