Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka publikuar një fotografi në të cilën shihen ministri në detyrë, Endrit Shala, dhe djali i Fatmir Limajt, Durimi.
Shala dhe Limaj së bashku shihen në një festë, me që rast aty shihen edhe një numër i madh i pijeve alkoolike.
Kujtojmë se ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, kishte prishur raportet me Nismën.
Zeka kishte thënë se një prej faktorëve që ishte larguar nga Nisma ishte edhe punësimi i familjarëve, e jo i aktivistëve të partisë.