BREAKING NEWS

Miliona metër kub gaz, Greqia fillon shpimet përballë Sarandës ndërkohë që Çështja e Detit me Shqipërinë nuk është zgjidhur

Ministria e Energjetikës së Greqisë ka njoftuar gjatë ditës së sotme sipas mediave lokale për nisjen e shpimeve me qëllim kërkimin e gazit dhe naftës në dy zona të rendësishme për grekët siç janë deti Jon si edhe rajoni përreth Kretës ku pritet të zbulohen sasi të mëdha gazi.

Protothema raporton se gjithçka është në rrugën e duhur dhe shpimet do të nisin në të dyja zonat njëkohësisht, ndërsa ne shqiptarëve na intereson pikërisht blloku i dhënë përreth ishullit të Korfuzit, i cili është fiks përballë ujërave tona territoriale.

Shpimet e grekëve nisin ndërkohë që nuk është zgjidhur ende çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila është dërguar për shqyrtim në Hagë.

Për grekët është i rendësishëm i gjithë territori i detit Jon pasi pritet që aty të gjenden sasi të mëdha gazi, i cili do të jepte një dorë të mirë për ekonominë greke.

Greqia ka deklaruar më herët shtrirjen e ujërave të saj territoriale në 12 milje duke shkaktuar një tension të madh me Turqinë, ndërkohë që prej vitesh diplomacia greke përpiqet që të arrijë një marrëveshje favorizuese me Shqipërinë, të cilën më pas ta përdorë si shembull edhe për zgjidhjen e problemeve më të mëdha me turqit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago