Vendet si Irani, ose grupe si Hezbollahu mund të përpiqen të përfitojnë nga konflikti i armatosur midis Hamasit dhe Izraelit, sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.
Duke folur pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të aleancës, Jens Stoltenberg paralajmëroi për këtë dhe shtoi se megjithëse NATO nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin e Lindjes së Mesme, SHBA-ja ka rritur praninë e saj ushtarake në rajon.
Ndërsa siç raporton Euronews, përcjell Telegrafi, ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, iu bashkua një takimi të aleatëve të NATO-s, ku u tregoi homologëve të tij ”një video të disa prej mizorive të kryera nga Hamasi”.
Dhe shtetet anëtare i bënë thirrje Izraelit që t’i përgjigjet në mënyrë proporcionale sulmeve të Hamasit.
“Ne pamë një video tronditëse dhe sigurisht që raportet janë tronditëse. Kjo është gjithashtu arsyeja pse aleatët e kanë dënuar këtë sulm terrorist kundër civilëve në Izrael”, u tha Stoltenberg gazetarëve në Bruksel të enjten.
“Ndërsa ky konflikt evoluon, është e rëndësishme të mbrohen civilët dhe kjo u shpreh qartë gjithashtu. Ka rregulla lufte dhe ka kërkesa për proporcionalitet dhe kjo është theksuar nga shumë aleatë”.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…