KRYESORE

Ministri i Jashtëm italian zbulon prapaskenat e marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët

Akuzave të opozitës italiane se Giorgia Meloni do të krijojë në Shqipëri një Guantanamo të dytë për të pritur emigrantët që tentojnë kalimin me varka në Mesdhe, e se marrëveshja me Edi Ramën lindi “me një gotë vere në kohë pushimesh”, u ka dhënë përgjigje ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani.

“Nuk është Guantanamo siç tha dikush, është një zgjidhje humanitare. Një marrëveshje ndërmjet vendeve që ndajnë një pozicion të përbashkët në Mesdhe. Nuk është një zgjidhje e rrezikshme. Mua si një ish-anëtar i institucioneve evropiane më duket se nuk ka rreziqe në nivel ligjor. Mund të mos pajtohemi politikisht, por në nivel ligjor gjithçka është bërë në përputhje me komuniteti i rregullave”, përfundoi ai.

Në një intervistë për Corriere Della Sera, Tajani zbulon të gjitha prapaskenat e marrëveshjes që parashikon kthimin e portit të Shëngjinit në qendër pritje për emigrantët dhe Gjadrin në një kamp për stacionimin e 36 mijë prej tyreve në një vit.

Sipas tij diskutimet për marrëveshjen, të cilën e cilëson zgjidhje humanitare, kanë nisur që prej prillit të këtij viti dhe jo gjatë pushimeve të Melonit në Vlorë.

Kam lexuar histori dhe artikuj në gazetat italiane që janë vërtet absurde, materialisht të rreme. Është një marrëveshje e gjithë qeverisë italiane, për të cilën kanë punuar së bashku Kryesia e Këshillit, Punët e Jashtme, Brendshme, Drejtësia dhe Shëndetësia. I gjithë negocimi, që në fazat fillestare, u menaxhua normalisht nga ministria ime. Takimi i parë përgatitor u mbajt në zyrën time në Palazzo Chigi. Pas një takimi fillestar që pata me Giorgia Melonin, thirra një takim paraprak operacional midis Ministrisë së Punëve të Jashtme, Brendshme dhe ambasadës në Tiranë më 6 prill. Nuk është një marrëveshje e lindur mbi një gotë verë në pushime. U nis më 24 maj misioni i parë operacional në Tiranë nga të Jashtëm dhe të Brendshëm. Kemi dhjetëra minuta, e-maile, raporte takimesh mes zyrtarëve tanë dhe me liderët shqiptarë”, sqaron Tajani.

Sa i përket kritikave se zbatimi i marrëveshjes do të përbënte shkelje të rregullave të pritjes së emigrantëve nga vendet e treta, Tajani bën me dije se Ministria italiane e Drejtësisë po shqyrton të gjitha kornizat ligjore.

Në punën tonë kemi përfshirë Ministrinë e Drejtësisë për të shqyrtuar çdo aspekt ligjor. Ne kemi shqyrtuar raste të ngjashme, kemi lexuar dënimet dhe jurisprudencën ndërkombëtare dhe evropiane. Kushdo që thotë se do të shkojmë në Guantanamo, po bën një deklaratë që është fyese dhe qesharake. Është një nismë që synon të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore me bashkëpunimin e një vendi që aplikon për t’u bërë anëtar i BE-së. Shqipëria ndan me ne idenë se çështja e emigracionit mund të zgjidhet së bashku. Ky është një shembull praktik i solidaritetit evropian”, thekson kreu i diplomacisë italiane.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago