Ministri i Jashtëm Israel Katz i përgjigjet kërcënimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të pushtuar Izraelin, duke e krahasuar atë me ish-diktatorin irakian Sadam Husein.
Regjimi i Huseinit u rrëzua nga një pushtim i udhëhequr nga SHBA në vitin 2003 dhe ai u ekzekutua nga një gjykatë irakiane.
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, e shkroi këtë në X në përgjigje të fjalëve të presidentit turk që evokoi një pushtim të mundshëm të Izraelit. Së bashku me mesazhin, Katz postoi një foto të Erdoganit dhe një tjetër të liderit të ndjerë irakian.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u shpreh të dielën për një veprim të mundshëm ushtarak kundër Izraelit, duke hequr paralele me përfshirjen e Turqisë në Karabak dhe Libi.
Erdogan, i cili ka qenë një kritik i ashpër i ofensivës së Izraelit në Gaza, po përshkallëzon retorikën e tij kundër Izraelit, duke sugjeruar se Turqia mund të ndërhyjë në emër të palestinezëve, ndoshta me mbështetje ushtarake, në mënyra të ngjashme me atë që ka bërë në konflikte të tjera.