POLITIKE

Ministri i jashtëm turk: Oligarkët rusë janë të mirëpritur në Turqi

Oligarkët rusë janë të mirëpritur në Turqi, por duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar për të bërë ndonjë biznes, citon Reuters të ketë thënë ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, shkruan The Guardian.

Turqia ka kritikuar ashpër pushtimin e Rusisë në Ukrainë, por kundërshton sanksionet e vendosura nga aleatët e saj të NATO-s. Duke folur në konferencën ndërkombëtare të Forumit të Dohas, Çavuşoğlu tha:

“Nëse oligarkët rusë … ose ndonjë qytetar rus duan të vizitojnë Turqinë, sigurisht që munden. Nëse do të thuash nëse këta oligarkë mund të bëjnë ndonjë biznes në Turqi, atëherë sigurisht – nëse është e ligjshme dhe jo kundër ligjit ndërkombëtar – unë do ta konsideroj atë. Nëse është kundër ligjit ndërkombëtar, atëherë kjo është një histori tjetër”.

Dy superjahte të lidhura me miliarderin rus Roman Abramovich janë ankoruar në resortet turke, raporton Reuters. Qeveritë perëndimore kanë vënë në shënjestër Abramoviçin dhe disa oligarkë të tjerë rusë me sanksione, ndërsa ata kërkojnë të izolojnë presidentin rus Vladimir Putin dhe aleatët e tij mbi pushtimin e Ukrainës nga Moska.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

14 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago