Në 23-vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha në Suharekë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, vizitoi anëtarët e mbijetuar nga kjo masakër.
Ai vendosi buqetë me lule dhe bëri homazhe te memoriali në sheshin “Martirët e lirisë” dhe vizitoi Muzeun e martirëve të familjes Berisha.
“Dëshmitë e gjalla për ata që na i morën, humbjet e mëdha dhe vuajtja e pamatshme, që të gjitha, për të gjithë, kërkojnë drejtësi”, shkroi kryeministri Kurti në Librin e Zisë, në Muzeun e martirëve të familjes Berisha.
Më 26 mars 1999 forcat serbe vranë 50 anëtarë të familjes Berisha, përfshirë 11 fëmijë. Kësaj masakre i mbijetuan vetëm tre anëtarë, Shyhrete Berisha dhe Vjollca me të birin, Gramoz Berisha.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…