FOTO&VIDEO

Ministri Krasniqi bën thirrje që të bojkotohen lokalet ku nuk u shërbehet komuniteteve

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë thirrje që të bojkotohen lokalet ku nuk u shërbehet komuniteteve, ku edhe ka treguar një rast të tillë që ka ndodhur së fundi në qytetin e Gjakovës.

Ai ka thënë se qyteti i Gjakovës është shembull për bashkëjetesë dhe se rastet e tilla nuk duhet të ndodhin.

“Është turp që ende në lokalet e gastronomisë në qytete të ndryshme të Kosovës, në forma të ndryshme refuzojnë t’i shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve dhe bëjnë diferencime! Për një rast të tillë edhe dje me informuan aktivistë nga Gjakova. Gjakova është ndër qytetet shembull për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të lejohen të ndodhin!”, ka thënë ai.

Krasniqi ka shtuar se njerëzit me ngarkesa raciste nuk duhet të mbështeten.

“Mbetet angazhim i institucioneve dhe shoqërisë që të garantoj dhe zhvilloj bashkëjetesën dhe mundësitë e barabarta për të gjithë qytetarët. Lokalet të cilat bëjnë diferencime të tilla duhet t’i bojkotojmë të gjithë! Personat me ngarkesa raciste nuk duhet t’i mbështesim në zhvillim të tyre!”, shtoi ai në një status në Facebook.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago