KRYESORE

Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë publikon dokumentin që zemëron Serbinë

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë publikoi në profilin e saj X përmbajtjen e Deklaratës për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, e cila u nënshkrua në Tiranë më 18 mars 2025 nga ministrat e Mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

“Për shkak të interesit të madh publik, ne po shpallim Deklaratën për Bashkëpunim ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë, si anëtare të NATO-s, dhe Kosovës. Kjo nismë trepalëshe ka për qëllim forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore, mbështetjen e integrimeve euroatlantike dhe thellimin e aleancës ndërmjet tre vendeve mike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes .

Megjithatë, nënshkrimi i kësaj marrëveshje shkaktoi reagime të nxehta në rajon, veçanërisht në Serbi. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq akuzoi Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën se nuk e kanë informuar NATO-n për deklaratën, e cila, sipas tij, është shkelje e marrëveshjeve ndërkombëtare. “Kjo paraqet shkelje të marrëveshjes nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996. Duke gjykuar nga reagimet nga Kroacia dhe pjesë të tjera të rajonit, ne shohim se ata nuk janë shumë të interesuar për këtë. Unë jam pothuajse i bindur se NATO-ja as që ishte e informuar dhe se as që u është thënë se cilat marrëveshje po shkelin”, tha Vuçiq.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

2 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago