LAJME

Parakalim i gabuar me makinën e policisë te tuneli i Murrizit, nën hetim efektivi dhe shefi i Komisariatit të Matit

Pas denoncimit të qytetarëve përmes një portali se një automjet i policisë ka kryer parakalim të gabuar në tunelin e Murrizit, Policia Rrugore e Dibrës ka marrë masa, duke ndëshkuar efektivin që drejtonte automjetin e uniformave blu.

“Në lidhje me një video të postuar në rrjetin social “JOQ Albania”, ku shfaqet një automjet policie duke kryer parakalim brenda tunelit të Murrizit, menjëherë është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit të Policisë së Komisariatit të Policisë Mat, punonjësi i Policisë, Inspektor A.S. Për shkeljen e kryer, Policia Rrugore e Dibrës i ka vendosur masën administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj dhe drejtuesit të automjetit i janë zbritur 15 pikë nga Leja e Drejtimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu për shkak të shkeljes së rëndë të kryer, për efektivin e Komisariatit të Matit ka nisur edhe një hetim disiplinor.

“Për këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nisur nga fakti që shkelja është kryer nga punonjësi i policisë dhe me automjet të policisë, shkelje e cila ka impakt tek qytetarët dhe cënon imazhin e Policisë së Shtetit, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e hetimit disiplinor për drejtuesin e automjetit dhe për shefin e Komisariatit të Policisë Mat, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin e konstatuar në shkelje”, thuhet më tej në njoftim.

Hetimit disiplinor do t’i nënshtrohet edhe shefi i Komisariatit në fjalë, pasi ai ka qenë duke udhëtuar me automjetin në fjalë, në momentin kur inspektori me iniciale A.S kreu parakalimin e gabuar.

“Drejtoria e Standardeve Profesionale në zbatim të Nenit 121, Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” ka nisur hetimin disiplinor ndaj drejtuesit të mjetit Inspektor A.S., dhe Kryekomisar E.S., me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Mat, për shkelje të rëndë: “kryerja e veprimeve që cënojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi” dhe “Keqpërdorimi i atributeve/ kompetencave të policisë”, sqarohet në përfundim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago