FOTO&VIDEO

Ministria e Punëve të Brendshme nga nesër do t’i mbyllë të gjitha parqet në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njofton se nga nesër do të mbyllen të gjitha parqet në të gjitha qytetet e Kosovës, si masë parandaluese e përhapjes së pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi.

Policia e Kosovës do të jetë në të gjitha pikat ku janë parqet dhe nuk do t’i lejojë qytetarët t’i frekuentojnë parqet nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 e mbrëmjes.

MPB kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të respektojnë këtë vendim që po bëhet me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të MPB’së:

Nga nesër do të mbyllen të gjitha parqet nëpër të gjithë qytetet në Republikën e Kosovës

Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka marr vendim që të gjitha parqet nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës do të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00. Policia e Kosovës do të jetë në të gjitha pikat ku janë parqet dhe nuk do të lejojë asnjë qytetarë që t’i frekuentojnë.

Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të respektojnë vendimet e organeve të Institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse ato po bëhen me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj dhe të familjes tuaj.

Po ashtu ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës që gjatë daljeve publike, të mbajnë distancën sociale me njëri-tjetrin.

Po ashtu obligohen që nga nesër të gjitha marketet dhe dyqanet që janë të lejuara të punojnë, që të vendosin shenjat për mbajtjen e distancës prej një metër.

Gjithashtu nga nesër në të gjitha lokalet do të ndalohet shërbimi i kafes si brenda ashtu edhe për t’i marrë me vete (Take Aëay), pavarësisht llojit të shërbimit primarë.

Ju lutem që t’i ndiqni këto udhëzime sepse këto po bëhen për të mirë tuaj, sepse vetëm kështu do t’i ndihmoni edhe institucionet e shtetit që bashkërisht t’ia dalim edhe kësaj sfide.

Ju ftojmë që të kontribuoni duke Qëndruar në Shtëpi, për të mos i humbur mundin, mjekut, policit, ushtarëve të FSK-së, doganiereve, ekipeve emergjente dhe të gjithë atyre që po japin kontribut për të tejkaluar këtë situatë.

Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi nga nesër prej orës 08:00.

Mbroni veten dhe familjen tuaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

14 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago