BREAKING NEWS

Miratohet kërkesa për urdhërarrest ndërkombëtar për Zvonko Veselinoviqin

Njëri nga njerëzit e afërt të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, Zvonko Veselinoviq, është shpallur në kërkim ndërkombëtar, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ish-udhëheqësi i rojave të urës në veri të Mitrovicës, është vënë në kërkim për ngjarjet të cilat pasuan ndërhyrjen e njësiteve speciale në korrik të 2011-s, raporton KTV.

Njësitë speciale, në atë kohë, kishin ndërhyrë në veri ndërsa gjatë tërheqjes ishte vrarë polici Enver Zymberi, e pika kufitare e Jarinjës ishte djegur nga serbët.

I dyshuar për një sërë veprash penale dhe si udhëheqës i grupit të organizuar kriminal në veri të Mitrovicës, Veselinoviqi tani do të kërkohet përmes fletarrestit ndërkombëtar.

Prokuroria Speciale ka disa ditë që ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar për Veselinoviqin.

Ndonëse ka vite që Veselinoviq nuk ndodhet në Kosovë, Prokuroria thotë se gjatë hetimeve që po bënte në vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, ka hasur në aktivitete ilegale të Veselinoviqit.

Derisa Gjykata Themelore në Prishtinë, në një përgjigje për KTV-në, ka konfirmuar se tashmë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe ka lëshuar letër-reshtim vendor dhe ndërkombëtar për Veselinoviqin, nën dyshimet se ai ka kryer disa vepra penale, përfshirë “pjesëmarrje e organizim i grupit kriminal”.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special – duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndaj të pandehurit Z.V., ka lëshuar urdhërarrest, letër-rreshtim vendor dhe letër-rreshtim ndërkombëtar, bazuar në dyshimin e arsyeshëm se ka kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal”, nga neni 283, paragrafi 3 lidhur me nenin 174 paragrafi 3, neni 365 paragrafi 4 dhe neni 179 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen nga Gjykata Themelore Prishtinë.

Ndryshe, Zvonko Veselinoviq, së bashku me vëllanë e tij, ishin arrestuar në vitin 2011 në Serbi, por që më pas ishin liruar pasi që Gjykata në Serbi kishte thënë se nuk është kompetente për t’i hetuar aktivitetet e kryera në territorin e Kosovës.

Ai dyshohet se ka lidhje të forta edhe me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq, i cili gjithashtu është duke u kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar si i përfshirë në vrasjen e liderit të SDP-së Oliver Ivanoviq.

Ndonëse ka vite që Veselinoviqi fshihet në Serbi, ai vitin e kaluar ishte parë në veri të Mitrovicës, gjatë një proteste të serbëve, pjesë e së cilës ishte edhe Lista Serbe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

33 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

34 minuta ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

16 orë ago