KRYESORE

“Mirë se vini në një botë ku gazi do të kushtojë 2000 euro”. Rusia reagon pas vendimit të Gjermanisë për të pezulluar certifikimin e gazsjellësit

Ish-presidenti dhe ish-kryeminsitri i Rusisë, Dimitry Medvedev ka reaguar pas vendimit të Gjermanisë për të pezulluar certifikimin e gazsjellësit “Nord Stream 2”, duke paralajmëruar për rritje të mëdha të çmimeve të gazit natyror në Europë.

“Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka dhënë urdhër që të ndërpritet procesi i certifikimit të “Nord Stream 2”. Mirë se vini në një botë të re e të guximshme, ku europianët shumë shpejt do të duhet të paguajnë 2000 euro për 1000 metra kub gaz natyror!”, tha Medvedev në një postim në Twitter.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se qeveria e tij po e merrte një masë të tillë në kundërpërgjigje të veprimeve ruse ne Ukrainë. “Ky është një hap i nevojshëm administrativ, që do të pamundësojë funksionimin e Nord Stream 2”, tha kancelari.

Ndërtimi i gazsjellësit ka përfunduar, por projekti kërkonte certifikimin nga autoritetet gjermane pare se të niste furnizimi me gaz. “Nord Stream 2” ka qenë burim përplasjesh me Uashingtonin, i cili kundërshtonte rritjen e varësisë europiane nga gazi rus. Por deri më tani, Gjermania kishte refuzuar të përdorte kartën e gazsjellësit për t’i bërë presion Moskës, pasi gati gjysma e nevojave të saj energjetike plotësohen pikërisht nga Rusia. Udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për pezullimin e menjëhershëm të projektit pas vendimit të presidentit rus për të njohur pavarësinë e Donbas.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

57 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago