Mish, birra dhe kallash tek dritarja – kjo është festa e Agim Bahtirit

 Me muzikë, alkool dhe mish ka festuar të shtunën në mbrëmje Agim Bahtiri me miqtë e tij.

Sipas disa video-incizimeve që ka publikuar në Facebook, Amir Kelmendi, njëri prej anëtarëve të stafit të tij në Komunën e Mitrovicës, shihet kryetari Bahtiri në shoqërinë e miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij duke festuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.


Në këtë aheng me këngë folklorike, mish dhe birra, nuk ka munguar as kallashi – i cili ndonëse në pamje nuk shihet duke u përdorur, qëndron i varur në afërsi të dritares.