Në qytetin turk të Hataya është shënuar një tjetër fenomen i çuditshëm, ku është vënë re një tërheqje e konsiderueshme e ujit të detit me rreth 20 metra. Më tërheqjen e ujit, në breg të detit nisën të duken gurët dhe shkëmbinjtë në plazh.
Kujtojmë se, disa ditë më parë, uji është tërhequr edhe në detin Marmara, ndërsa ekspertët kanë deklaruar se kjo është një ngjarje meteorologjike dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Mediat turke kanë publikuar ndërkohë pamje të tërheqjes së ujit, që shkoi 4 deri në 20 metra në bregun e Arsuzit.
“Ndryshimi i nivelit të ujit të detit në Detin Marmara sot nuk është për shkak të një tërmeti tektonik, por është një ngjarje meteorologjike e shkaktuar nga diferenca e presionit”.
Nga ana tjetër, profesori Emre Özşahin ka deklaruar se nuk ka pasur situatë të jashtëzakonshme dhe se tërheqja ka ardhur për shkak të situatës meteorologjike.
“Kjo tërheqje nuk ka të bëjë fare me aktivitetin e tërmeteve në rajon. Është një ngjarje që ndodh kur era fryn gjithmonë në të njëjtin drejtim në stinë të caktuara. Në zonat ku rrethi është i ulët, kjo amplitudë tërheqjeje është e lartë, kështu që shihet në një zonë të gjerë.”
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…