Ai lindi me një sasi lëkure të tepërt për një fëmijë pesëvjeçar dhe mjekësia nuk kishte parë kurrë diçka të tillë.
Edhe sot, 30-vjeçari australian Tomm Tennent ishte dhe mbetet një mister.
Për një arsye ende të panjohur, ai lindi me shumë lëkurë që i rrudhej rreth trupit dhe mjekët nuk kishin asnjë trajtim apo kurë për gjendjen e tij. Ata shpresonin që ndërsa Tomm do rritej lëkura e tij e tepërt do tërhiqej.
Edhe para se ai të lindte, në ekografi ishte evidente se diçka nuk shkonte me foshnjën. Dhe në dilemën që ta mbanin apo ta abortonin, prindërit vendosën ta mbanin foshnjën. “Ne folëm për të dhe vendosëm që do të jetë ashtu siç do të jetë,” tha babai i tij Geoff Tennent.
Pasi lindi në vitin 1993, Tomm qëndroi në spital edhe për dy muaj e gjysmë të tjerë dhe mjekët zbuluan se ai kishte një tepricë të acidit hialuronik në trupin e tij, si një Shar Pei.
Ndërsa këlyshët e kësaj race rriten, niveli i acidit hialuronik ulet dhe lëkura e tyre ndryshon. Mjekët supozuan se një skenar i ngjashëm mund t’i ndodhte Tomm-it.
Për fat të mirë, parashikimet e tyre u realizuan dhe sot ai duket si gjithë njerëzit e tjerë, shkruan Story.