FOTO&VIDEO

Misteri i vrasjes së biznesmenit italian, familjarët thyejnë heshtjen: Kishte konflikt me dy fëmijët e ortakut

Vazhdon ende të mbetet mister vdekja i biznesmenit italian, Edoardo Sarchi. 44-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga një person ende i paidentifikuar, mëngjesin e së shtunës në zonën e Salarisë, në Tepelenë.

Teksa rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende të paqarta, familjarët e të ndjerit kanë thyer heshtjen. Kushëriri i biznesmenit italian, Riccardo Barbier, i cili është pronari i një hoteli në zonë e Varesës ka dhënë detaje për La Repubblica. Ai thotë se janë duke u informuar nga mediat lokale dhe shtypi shqiptar, teksa shton se nuk po jepet asnjë informacion i sigurt lidhur me shkakun e vdekjes së Edoardo Sarchi.

Sipas tij, 44-vjeçari ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë dhe ishte një person i qetë.

“Lajmet që marrim janë vetëm ato të publikuara nga gazetat lokale. Në televizion nuk ka asnjë informacion të qartë për ngjarjen. Nesër (sot) do të bëhen funeralet. Është një dhimbje e madhe, Edoardo ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ishte një njeri i mirë, i sinqertë dhe i ndjeshëm.”

Më tej Riccardo Barbier, shigjeton ortakun e të ndjerit si të implikuar në krim.

“Mendojmë se ka ndodhur diçka me dy fëmijë e ortakut të tij në biznes, ndoshta një grindje. Por vetëm hetimet mund ta sqarojnë të vërtetën. Nuk kuptojmë pse Edoardo u vra. Presim të mësojmë motivet e këtij krimi të rëndë. Si mund t’ia bënin këtë kushëririt tim?”

Më tej ai shton se me 44-vjeçarin nuk takoheshin shpesh, takimi i tyre i fundit ka qenë para 3 vjetësh,. Ndërkohë shton se e gjithë familja e Edoardo Sarchi ndodhetnë Shqipëri duke pritur të zbardhet e vërteta.

“Atje është gruaja e tij. Do të doja të shkoja në funeral, por nuk arrita ta organizoja. As motra e tij nuk arriti të mbërrijë në kohë. Janë aty edhe kushërinjtë me të cilët filloi punën para 20 vitesh. Xhaxhai Augusto Nidoli themeloi kompaninë Edilcentro para 30 vitesh, ndërsa tani në krye është djali i tij, Antonio. Shpresojmë që autoritetet shqiptare të zbardhin çdo detaj të kësaj ngjarjeje.”

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Salari të shtunën, 27 shtator, ndërsa rreth orës 00:30, në vendin e quajtur “Dilan”, është gjetur trupi i pajetë i biznesmenit italian Edoardo Sarchi.

Sipas shenjave në vendin e ngjarjes, mendohet se trupi i viktimës është zvarritur dhe nxjerrë në anën tjetër të rrugës.

Lidhja e Sarchit me Shqipërinë është e hershme. Xhaxhai i tij, Augusto Nidoli, themeloi kompaninë Edilcentro që sot drejtohet nga kushëriri Antonio, ndërsa kompania “Tegola” bën pjesë në të njëjtën grup sipërmarrjesh të ngritura 30 vjet më parë. Babai i Edoardos, Vittorio, i ndarë nga jeta në vitin 2022 në moshën 81-vjeçare, ishte një figurë e njohur politike në Varese, duke shërbyer edhe si këshilltar për Sigurinë në komunën e Luinos.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

24 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago