Ish-kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Parlamentit ka akuzuar mbrëmjen e së hënës kryeministrin Edi Rama se i ka bërë presion kryetarit të Komitetit Mysliman të Shqipërisë që të japë dorëheqjen.
Ndërsa kujtoi se xhamia nuk u hap për besimtarët as me rastin e Fitër Bajramit, Berisha shtoi se dorëheqjen e kreut të KMSH-së e ka kërkuar presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
Sali Berisha kërkoi që asnjë ndërhyrje të mos bëhet në autonominë e komuniteteve fetare në Shqipëri, ndërsa u zotua se kur PD të vijë në pushtet, paratë e hedhura për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë do të paguhen nga qeveria shqiptare.
“Besimtarëve myslimanë Rama ua prishi gëzimin e Bajramit, nuk e hapi xhaminë, por informohem se ka dërguar njerëzit për t’i bërë presion kryetarit të KMSH, të japë dorëheqjen. Sepse sipas tij këtë kërkon presidenti i Turqisë, Erdogan. Jam këtu për t’i kundërshtuar këto qëndrime të Edi Ramës. Asnjë ndërhyrje në autonominë e komuniteteve fetare nuk lejohet. Presidentit të Turqisë i them që të fajësojë qytetarët se janë shkolluar me fondet e Gylenit, që dikur ka qenë aleati juaj, kjo nuk mund të ndodhë. E paimagjinueshme që të ndërhyhet se kush duhet të jetë kryetar i KMSH. Nesër PD në pushtet do të paguajë çdo qindarkë të paguar për ndërtimin e saj.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…