POLITIKE

Mjekë e infermierë shqiptarë në Gjermani, Scholz: Po përgatisim legjislacion për emigrimin e fuqisë punëtore jo vetëm nga BE

Largimi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë drejt Gjermanisë është diskutuar në takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit Olaf Scholz në Berlin. Në konferencën për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare tha se ka diskutuar për të gjetur mënyra që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejpërdrejt i sistemit shëndetësor gjerman. Nga ana e tij kancelari gjerman shprehu përgjegjësinë e vendit të tij mbi nevojën e fuqisë punëtore dhe tha s epo punohej në këtë drejtim.

“E kemi diskutuar këtë çështje dhe nuk mund t’i kërkojmë Gjermanisë dhe asnjë vendi të BE dhe as Britanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të atyre që nga Shqipëria duan të sprovojnë veten në profesionin e tyre në tregjet e Gjermanisë e vendet e tjera. Kemi diskutuar për të gjetur mënyra e mekanizma që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtpërdrejt i sistemit shëndetësor gjerman dhe i kam thënë që studentët tanë paguajnë 1-16 e kostos dhe pjesën tjetër e paguan qeveria. Të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar pune, jo vetëm Gjermania. E rëndësishme të gjejmë një rrugë europiane për të balancuar atë që Shqipëria e vende të rajonit humbasin në këtë fazë kaq të rëndësishme ku duan të bëhen pjesë në BE dhe të rrisin cilësinë e shërbimeve dhe jetës në vendet e tyre”.

Sholc tha se Gjermani po përgatit legjislacionin që emigrimin e fuqisë punëtore jo vetëm nga BE por edhe vende të tjera.

“Lëvizja e lirë u ka dhënë qytetarëve ndjesinë e lirisë që nuk mund të shkosh vetëm si turist por edhe të punosh aty ku ke dëshirë. Më parë ishte një sfidë e madhe dhe e vështirë sot nuk është më. Me ketë liri janë të lidhura dhe shumë sfida dhe vendi ynë ndjehet përgjegjës që nevojën për vende pune mos ta mbulojë vetëm nga vendet e BE por edhe përtej BE. Po përpunojmë legjislacionin për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe me këtë hapet tregu dhe kjo e bën të menaxhueshme situatën në Europë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

2 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

8 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

14 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

16 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

2 ditë ago