FOTO&VIDEO

Mjeku Arben Agolli rrëfen si u infektua me coronavirus, krahason situatën e Maqedonisë me atë të Kosovës

Mjeku Arben Agolli nga Dibra në Maqedoni është infektuar me COVID-19 derisa po ushtronte profesionin e tij si pediatër.

Agolli thotë se ka insistuar të bëj testin pavarësisht se nuk kishte pasur shenja klinike.

“Pasi kishim në ordinancë një fëmijë nga familja që më pas rezultuan pozitiv me COVID dhe vendosëm të testohemi bashkë me infermierët. Mirë që e bëmë testimin pasi rezultuam pozitiv. Tani jemi më të qetë dhe më të kujdesshëm ndaj familjeve tona”.

Mjeku thotë se për fat të keq 80% e peronave që janë të infektuar me këtë virus e kalojnë pa ndonjë në këmbë sëmundjen, por thotë se rreziku është se ata që rezultojnë pozitiv shumë lehtë mund ta bartin virusin te tjerët.

“Ne mjekët nuk është se jemi të rrezikuar vetëm nga coronavirusi. Në Maqedoni kemi ende raste me tuberkulozë”.

Mjeku që ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës të kenë kujdes dhe të ruajnë distancën.

Ai thotë se edhe ka nevojë më shumë për shtrëngim të masave.

“Edhe te ne në fillim nuk e morën seriozisht”.

Duke krahasuar situatën me Kosovën, mjeku thotë se për dallim në Kosovë në Dibër nuk ka ndonjë panik për ushqime.

“Kemi gjithçka që na nevojitet. Njerëzit në Dibër nuk blejnë ushqime me shumicë”, tha ndër të tjera Arben Agolli.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

13 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

18 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago