Marrja nën kontroll e Afganistanit nga talibanët ka ngjallur frikën tek popullata.
Shumë prej tyre u larguan nga vendi i tyre por edhe ata që mbetën nisën ti përshtatën rregullave të përcaktuara nga talibanët.
Një burrë është parë të dielën duke lyer me ngjyrë imazhet e modeleve femra në një sallon bukurie në qendër të Kabulit, mes frikës se të drejtat e grave mund të shkelen nga talebanët mizogjinistë.
E njëra nga imazhet që është fshirë është modelja shqiptare Beatrix Ramosaj.
Vetë ajo e ka publikuar këtë fotografi në profilin e saj në Instagram.
Ramosaj kishte realizuar një set fotografik në Stamboll për një kompani turke.