KRYESORE

“Nuk kam parë kurrë një ushtri të përmasave të tilla të kapitullojë në 11 ditë”

Forcat e sigurisë afgane kishin trajnimin dhe aftësinë për të mbrojtur vendin, por gjithçka i ngeli në dorë “dëshirës dhe lidershipit”, ka thënë Gjenerali amerikan Mark Milley në një konferencë për shtyp nga Pentagoni.

“As unë, askujt tjetër nuk na e merrte mendja që një ushtri e përmasave të tilla të kapitullonte në 11 ditë”, tha ai.

Gjenerali amerikan u pyet sesi misionet e SHBA për të evakuuar të gjithë shtetasit amerikanë që duan të largohen nga Afganistani mund të jenë të suksesshme, kur disa mbeten në zona të ndryshme të këtij shteti dhe jo në aeroportin e Kabulit.

“Departamenti i Shtetit po punon me talibanët për të mundësuar kalimin e sigurt të shtetasve amerikanë në aeroport”, tha ai. “Kemi aftësinë për të bërë gjëra të tjera nëse do të jetë e nevojshme”, shtoi Milley. Gjenerali u shpreh po ashtu se në aeroportin e Kabulit po procesohen një numër i madh njerëzish.

“Ne jemi Ushtria e SHBA dhe kemi ndërmend të evakuojmë të gjithë shtetasit amerikanë që duan të largohen nga Afganistani”, theksoi Milley, duke e përshkruar këtë të fundit si prioritetin numër një.

Sipas tij, deri më tani, SHBA ka evakuuar rreth 5 mijë persona.

Më herët, rënien e forcave të sigurisë afgane e komentoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili e konsideroi këtë një “tragjedi”. “Ka shumë mësime të vështira për të nxjerrë nga ngjarjet e fundit në Afganistan”, tha ai për BBC.

Stoltenberg fajësoi mungesën e lidershipit dhe logjistikës nga qeveria afgane dhe jo ushtarët, të cilët i konsideroi trima dhe profesionistë.

Ai tha se NATO shkoi në këtë shtet pas sulmit në SHBA dhe një moment që Amerika vendosi fundin e prezencës së saj ushtarake në Afganistan nuk kishte opsion praktik për aleatët europianë për të qëndruar.

“Plani jonë nuk ishte kurrë për të qëndruar përjetë në Afganistan”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

17 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago