Moment i sikletshëm, Papa mezi ecën nga era e fortë

Papa Françesku u largua sot nga Athina pasi përfundoi një vizitë pesëditore në Qipro dhe Greqi.

https://www.youtube.com/watch?v=iCjbKQzy09M&ab_channel=FMImagesAlbania

Gjatë ecjes për në aeroplan, ai hasi në vështirësi për shkak të erës së fortë.

Angazhimi i fundit i udhëtimit të tij ishte një takim me nxënësit e një shkolle katolike në Athinë, ku i inkurajoi ata t’i ndjekin ëndrrat e tyre dhe të mos tundohen nga ato që ai i quajti “sirenat” konsumiste të sotme që premtojnë kënaqësi të lehta.

Papa përmendi Odisenë e Homerit dhe tundimin e shkaktuar nga sirenat të cilat “me këngët e tyre magjepsnin marinarët dhe i bënin të përplaseshin me shkëmbinjtë”.

Vizita e Papës u dominua nga shqetësimi i tij për gjendjen e vështirë të azilkërkuesve që përpiqen të bëjnë një jetë të re në Evropë.