Ka përfunduar pjesa e parë spektakolare mes Holandës dhe Anglisë me barazim 1-1 në gjysmëfinale të Euro 2024.
Ndeshja nisi me kujdes të shtuar nga të dyja ekipet, por që ritmi i lojës filloi të rritej.
Ishte minuta e shtatë kur Xavi Simons lëshoi një super goditje, për të mposhtur Jordan Pickfordin për 1-0.
Por, Tre Luanët fituan një penallti të dyshimtë, nga një ndërhyje e Denzel Dumfries në Harry Kane.
Gjyqtari fillimisht tha se nuk ka penallti, por nga rishikimi në VAR, arbitri vendosi të jepte goditje nga pika e bardhë, e cila u realizua nga Kane në minutën e 18-të.
Anglia më pas mori lojën nën kontroll, duke rrezikuar Holandën që dukej e humbur pas golit të pësuar.
Ishte minuta e 23-të kur Phil Foden mposhti edhe portierin e Tulipanëve kur futi topin mes këmbeve, por Dumfries largoi topin nga vija e portës.
Shtatë minuta më vonë, Dumfries lëshoi një gjuajtje me kokë, por Anglia ishte me fat, pasi topi u ndal në shtyllë.
Dy minuta më vonë, Foden testoi sërish portierin e Holandës, ndërsa kësaj here u ndal nga shtylla e majtë.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta duket se do të jetë edhe më spektakolare, pasi dy kombëtaret do të synojnë t’i ikin vazhdimeve, që të jenë sa më të pushuar ndaj Spanjës në finalen që zhvillohet më 14 korrik.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…