Momenti epik: Ambasadori austriak nuk i lëshon dorën Kurtit

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin austriak, Christoph Weidinger.

https://streamable.com/ygko0abcnews.al/momenti-epik-ambasadori-austriak-nuk-i-leshon-doren-kurtit/

Ndonëse takimi zyrtar shoqërohet me një shtrëngim duarsh, në rastin konkret duket se nuk shkoi siç duhet.

Ambasadori Christoph Weidinger pasi i ka dhënë dorën Kurtit, harroi t’ia lëshonte duke e tundur vazhdimisht. Ky moment tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe është kthyer tashmë në viral.

Sakaq, takimi erdhi në kuadër të takimeve prezantuese që është duke zhvilluar Kurti me diplomatët e huaj pas marrjes së detyrës.