Momenti i jashtëzakonshëm kur një ushtar ukrainas i plagosur, i cili kishte mbetur i bllokuar për disa ditë pas vijave armike, arriti të shpëtojë falë një biçiklete elektrike që iu dërgua me dron, është kapur në një video.
Pamjet e publikuara nga brigada Rubizh e Gardës Kombëtare të Ukrainës tregojnë një dron duke ulur biçikletën elektrike, që peshonte rreth 40 kilogramë, te ushtari i plagosur, i cili më pas shihet duke u larguar me biçikletë nga forcat ruse.
Tre pjesëtarë të brigadës thuhet se u vranë nga zjarri armik gjatë operacionit në zonën e Siverskut në Ukrainën veriore, duke lënë ushtarin të vetëm për pesë ditë me radhë për të mbrojtur pozicionin.
Ai kishte pësuar edhe një plagë në këmbë, gjë që e bënte të pamundur evakuimin e tij në mënyrë të pavarur.
“Armiku ishte përpara, prapa dhe në të dyja anët. Plotësisht i rrethuar”, tha Mykola Hrytsenko, një toger i ri dhe shefi i shtabit të brigadës, në një video të publikuar të mërkurën.
Ushtari tha se ekipi i tij hartoi një plan evakuimi që përfshinte dronë të mëdhenj transportues për të çuar biçikletën elektrike në pozicionin e tij.
Këto lloj dronësh zakonisht përdoren nga Ukraina si bombardues, por gjithashtu mund të mbajnë ngarkesa të rënda.
Hrytsenko tha se dy dronë u humbën fillimisht gjatë përpjekjeve për t’i çuar biçikletën elektrike ushtarit, pasi i pari u rrëzua nga zjarri armik dhe i dyti u përplas pasi motorët iu dogjën.
“Ishte e pamundur të afroheshe me mjete sepse armiku ishte gjithandej. As ai nuk mund të dilte vetë, sepse duhej të ecte 1.5 kilometra deri te pozicioni më i afërt. Në gjendjen që ishte, me plagët dhe dëmtimet në gjymtyrët e poshtme, nuk do ia dilte dot”, thuhet nw njoftim.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…