Një person ka rënë nga teleferiku në qendrën e skijimit në Brezovicë duke pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe trup.
https://www.youtube.com/watch?v=GGJbGS41LM0&feature=emb_title
Ai për momentin është duke u transferuar për trajtim në spitalin e Ferizajt. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar.
Personi në fjalë raportohet të ketë marrë lëndime trupore në kokë dhe këmbë.
“Një person është lënduar te teleferiku. Është në autoambulancë. Gjallë është. Ka marrë disa lëndime në kokë. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Agim Gashi.