Një person është arrestuar mbrëmë në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
I dyshuari shkaktoi probleme me sigurimin dhe pastaj sulmoi policin. Krejt kjo në shenjë paknaqësie pasi që iu anulua udhëtimi.
Zyrtari policor ka marrë trajtim mjekësor.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.