Momenti kur vrasësi i kandidatit për këshillin bashkiak në Lezhë largohet me motor

A2 CNN ka siguruar foton e autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj teksa largohet pas krimit me një motor tip skuter me targa të huaja.

Kandidati për këshilltar bashkiak i PSD-së për zgjedhjet e 14 majit, Ardian Nikulaj, u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lokalin e tij në pedonale të Shëngjinit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet përkatëse.