Dy kryetarë opozitarë, në komunat në lindje të Turqisë, janë shkarkuar nga detyra pasi u dënuan për “terrorizëm” për shkak se janë anëtarë të një grupi militant kurd të ndaluar nga Ankaraja, tha Ministria e Brendshme më 22 nëntor.
Edhe në muajt paraprakë, Turqia ka shkarkuar kryetarë të partive prokurde.
Kryetarët e Tuncelit dhe Ovacikut u dënuan secili me gjashtë vjet e tre muaj burgim gjatë këtë javë për shkak të anëtarësimit në Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), e cila kryen një kryengritje ndaj shtetit turk që nga viti 1984.
Dy kryetarët e shkarkuar u zëvendësuan nga administratorë të emëruara nga shteti, tha Ministria e Brendshme përmes një deklarate.
Kryetari i shkarkuar i Tuncelit, Cevdet Konak, është anëtar i partisë kryesore prokurde të Turqisë.
Partia për Barazi dhe Demokraci të Popullit është shpesh cak i autoriteteve që e akuzojnë atë për lidhje me PPK-në, e cila është e shpallur grup terrorist nga Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë.
Kryetari i shkarkuar i Ovacikut, Mustafa Sarigul, është i lidhur me partinë kryesore opozitare, Partinë Popullore Republikane (CHP), e cila fitoi zgjedhjet lokale të mbajtura në fund të marsit.
Të dy, Konak dhe Sarigul i thanë mediave lokale të enjten se akuzat ndaj tyre ishin të pabaza.
Protestues të zemëruar u mblodhën të premten në mbrëmje para bashkisë së Tuncelit, ku disa njerëz tentuan të kalonin një kordon policor, sipas pamjeve të publikuara nga disa media lokale.
Në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit, kryetarët prokurdë të tre qyteteve në juglindjen e Turqisë me shumicë kurde, si dhe kryetari i CHP-së i një qarku të Stambollit, u shkarkuan po ashtu për akuza për “terrorizëm”. Shkarkimet e tyre nxitën protesta dhe u dënuan nga Këshilli i Evropës dhe organizatat për të drejtat e njeriut.
Partia e Konak më 22 nëntor dënoi shkarkimin e dy kryetarëve, duke thënë se “Qeveria ngadalë po shkatërron vullnetin e popullit”.
Ndërkohë, lideri i CHP, Ozgur Ozel, e dënoi vendim, duke e cilësuar si “vjedhje të vullnetit të kombit”./REL
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…