KRYESORE

Moska në alarm, evakuon 200 mijë vetë, mbi 12 mijë ushtarë të Kievit përparojnë edhe më thellë në Rusi

Rusia evakuoi mijëra persona të tjerë nga rajonet kufitare të enjten, pasi Ukraina tha se po avanconte edhe më thellë në vend, teksa vijon inkursionin më të madh të huaj në territorin sovran të Rusisë që prej luftës së dytë botërore.

Guvernatori në detyrë i Kursk, Alexei Smirnov, njoftoi se po evakuonin distriktin e Glushkov me një popullsi prej 20 mijë banorësh. të paktën 200 mijë vetë janë shpërngulur deri më tani nga rajonet kufitare që prej 6 gushtit kur mijëra trupa ukrainase nisën ofensivën e paprecedentë. Presidenti Volodimir Zelenski tha të mërkurën se forcat e tij kishin avancuar edhe me disa kilometra të tjerë dhe se qëllimi për të siguruar këmbim të të burgosurve të luftës, ishte arritur.

“Shënuam përparim të rëndësishëm sot në rajonin e Kursk. Po e arrijmë qëllimin tonë strategjik”, tha Zelensky.

Ministria e Mbrojtjes në Rusi tha se gjatë natës kishin rrëzuar dronë ukrainas mbi rajonin e Belgorod dhe se bombarduesit Sukhoi-34 kishin shënjestruar pozicione armike në Kursk.

Moska pretendon se shtetet perëndimore qëndrojnë pas inkursionit edhe pse vazhdimisht ato kanë deklaruar se nuk kanë qenë të informuara mbi planet e Ukrainës.

“Kur kam studiuar në SHBA rregulli kryesor ishte. Mos e ngacmo ariun. Dhe çfarë po bën Perëndimi sot. Po ngacmon ariun”, tha ligjvënësja ruse Maria Butina.

Autoritetet ruse kanë paralajmëruar se nëse armë perëndimore po përdoren në territorin rus, Moska do të konsiderojë një përshkallëzim të madh.

Sipas komandantit të forcave speciale ruse, Apti Alaudinov, të paktën 12 mijë ushtarë të forcave të armatosura ukrainase e po ashtu mercenarë, kanë hyrë në rajonin të Kursk.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 minuta ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago