FOTO&VIDEO

Motra e dëshmorit flet për eksperiencën e saj 10 vjeçare si ushtare e Kosovës

Mirjeta Korrani, motra e dëshmorit Mejdi Korrani, sot mbush 10 vjet angazhim si pjesëtare e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo dekadë e angazhimit në FSK-së për të është nderë dhe krenari, shkruan Gazeta Express.

“Si fëmijë u rrita me ëndrrën që një ditë të jem USHTARE E KOSOVËS, sepse kështu do ndjehesha edhe më afër vëllaut tim dëshmor MEJDIUT duke përmbushur amanetin e tij. Do përmbushja dëshirën e nënës timë të ndjerë XHEMILES dhe babait AVDULLAH, që FSK-në e konsideron si një margaritar të skalitur për mijëra vite!“, shkroi ajo.

Dëshmori Mejdi Korrani ra heroikisht në Betejën e Kosharës si pjesëtar i UÇK-së.

Postimi i plotë i Mirejta Korranit:

Sot kam përmbushur një dekadë angazhim si pjesëtare e Forcës së Armatosura të Kosovës. Pra, sot 10 vjet kam rrugëtuar e frymuar me FSK-në, e që për mua është nderë dhe krenari.

Përgjegjësia ime në kryerjen e detyrave ishte maksimal dhe konform betimit të dhënë në misionin e FSK-së, betim ky që kishte paraparirë nga vendbetejat e mijëra Dëshmorëve të Kombit, invalidëve e veteranëve të UÇK-së.

Eksperienca ime në FSK është pjesa më e mirë e jetës që po kaloj. Si fëmijë u rrita me ëndrrën që një ditë të jem USHTARE E KOSOVËS, sepse kështu do ndjehesha edhe më afër vëllaut tim dëshmor MEJDIUT duke përmbushur amanetin e tij. Do përmbushja dëshirën e nënës timë të ndjerë XHEMILES dhe babait AVDULLAH, që FSK-në e konsideron si një margaritar të skalitur për mijëra vite!

Përgjatë këtyre 10 vjetëve, në radhët e FSK-së kam takuar ish-veteranë që ishin edhe bashkëluftëtar të shumë Dëshmorëve të Kombit, e mbetën udhërrëfyes për mua..

Tregimet e tyre për betejat e luftës së UÇK-së dhe evokimi i kujtimeve të luftës ishin momente që mbushnin kurajo e energji shtetformuese. Shpesh herë, sa krenare jam ndjerë edhe e mërzitur me vuajtjet dhe sakrificat e tyre.

Unë sot ndjehem krenare, sepse:

– jam pjesëtare e FSK-së dhe kështu shërbej në misionin e amanetit të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së;

– me oficer dhe nënoficer i shërbejmë me shumë krenari, bujari dhe profesionalizëm vendit tim;

– mbaj lartë vepren e vëllaut dëshmor;

– kontriboj në sigurinë e vendit tim dhe paqen në botë.

Urime Dita e Paqes

Urime Dita e Çlirimit

Lavdi Dëshmorëve të Kombit


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago