MPB lëshon flet arrest ndërkombëtar për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar flet arrestimin ndërkombëtar për ish-zv.kryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami.

Kjo vjen pasi Gjykata me kërkesë të Prokurorisë vendosi 30 ditë paraburgim për personat në fjalë, që për momentin nuk janë të kapshëm për organet e rendit.

Grubi dhe Bajrami dyshohen për keqpërdorime në “Lotarinë Shtetërore”, rast për të cilin Prokuroria ka hapur lëndë kundër gjashtë personave dhe kërkoi që dy të dyshuarit e parë të paraburgosen. Për katër të dyshuarit tjerë, janë vendosur masa kujdesi, gjegjësisht marrje e pasaportës.

Ndryshe, Grubi ditë më parë u vendos në “listën e zezë” nga SHBA-të, pasi dyshohet për korrupsion të lartë, në një lëndë gjyqësore që ka të bëjë me ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov.