Mediumi spanjoll “El Pais”, ka raportuar për njohjen e pasaportave të Kosovës nga Spanja që iu mundësojnë kosovarëve udhëtim pa viza. Tashmë edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës e ka konfirmuar këtë.
Në raportim citohet zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili e ka kumtuar këtë lajm.
Spanja nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe e konsideron pavarësinë si “të njëanshme”, ka raportuar mediumi në fjalë.
”Liberalizimi i vizave me Kosovën u miratua nga Këshilli Evropian marsin e kaluar dhe Parlamenti Evropian një muaj më vonë. Mirëpo, Komisioni në atë kohë paralajmëroi se Spanja ishte përjashtuar nga kjo masë duke mos e njohur vlefshmërinë e pasaportave të lëshuara nga autoritetet kosovare. Ministri i Punëve të Jashtme, José Manuel Albares, tha më pas: “Spanja ka një politikë të mosnjohjes së Kosovës dhe kjo nënkupton mosnjohjen e pasaportave të Kosovës, të cilën ne e kemi zbatuar vazhdimisht”, ka raportuar El Pais treksa tregonte për refuzimin e Spanjës fillimisht.
”Autoritetet doganore spanjolle nuk i lejuan kosovarët të hynin duke mos validuar dokumentet e tyre”, thuhet në artikull.
E konsultuar nga EL Pais, Ministria e Punëve të Jashtme spanjolle ka konfirmuar pranimin e pasaportës së Kosovës në doganat spanjolle, edhe pse nuk ka shpjeguar arsyet që kanë çuar në këtë ndryshim, i cili përfshin modifikimin e rregulloreve për dokumentacionin.
“Qeveria spanjolle vitet e fundit e ka kushtëzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës me një marrëveshje me Serbinë, por ka siguruar se kjo nuk do të pengojë afrimin e Qeverisë së Kosovës me Bashkimin Evropian. Kështu, Qeveria spanjolle ka pranuar pjesëmarrjen e autoriteteve të Kosovës në samitet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, por duke përjashtuar flamujt dhe shenjat dalluese të shtetit të Kosovës. I fundit nga këto samite u mbajt më 13 dhjetor në Bruksel, nën Presidencën spanjolle të Unionit”, thuhet në raportimi .
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…