LAJME

Mrekullia e largët gjeologjike që mund të jetë origjina e njerëzimit

Masivi shkëmbor Ennedi në Afrikë, përmban një numër të jashtëzakonshëm veprash të artit parahistorik, mirëpo kjo mrekulli gjeologjike njihet shumë pak në botë.

Gjatë miliona viteve, era dhe shiu e kanë skalitur këtë masiv që gjendet në cepin e largët verilindor të Çadit, ndërsa njerëzit e lashtë e kanë dekoruar këtë peizazh, duke pikturuar dhe gdhendur mijëra imazhe në shkëmb. Arritja në këtë rajon nuk është aspak e lehtë, pasi vizitorëve u duhet të kalojnë 1000 km rrugë me gropa nga kryeqyteti N’Djamena dhe përmes Saharasë. Për shkak të largësisë dhe faktit që Çadi deri vonë ka vuajtur nga konfliktet e dhunshme, turistët nuk kanë guxuar të shkojnë dhe të eksplorojnë vendin. Pak shkencëtarë kanë qenë në gjendje të mbërrijnë në këtë vend unik, ndaj besohet se 75% e masivit ende nuk është studiuar.

Megjithatë, ata që vendosin të bëjnë këtë udhëtim, do të kenë mundësi të admirojnë pikturat e pothuajse çdo shpelle. Edhe pse nuk janë aq të vjetra sa ato në Lascaux të Francës ose piktura 45.500-vjeçare e derrit të Indonezisë, shumë prej tyre datojnë në mijëvjeçarin e 6-të p.e.s dhe zbulojnë historinë e shkretëtirës më të madhe e më të nxehtë në botë.

Në vitin 2016, Ennedi u shpall një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Menjëherë pas kësaj, u klasifikua si një Rezervat Natyror dhe Kulturor, si dhe u mor nën mbrojtjen e organizatës jofitimprurëse të ruajtjes së Parqeve Afrikane. Në fillim të këtij viti, nisi gjithashtu një studim arkeologjik që do të analizojë jo vetëm artin shkëmbor, por gjithashtu do të hetojë tokën përreth për të studiuar mbetjet qeramike, polenin e bimëve dhe kockat e kafshëve që janë zbuluar aty herë pas here. Në vitin 2001, një kafkë e fosilizuar shtatë milionë vjeçare, me nofkën Toumaï, u zbulua në perëndim të Ennedit. Mbetjet ishin shumë më të vjetra se skeleti i famshëm i Etiopisë, “Lucy”, duke bërë që disa njerëz të besonin se Çadi mund të ishte origjina e njerëzimit.

Arti shkëmbor i Enned-it zbulon ndryshimet që kanë ndodhur gjatë mijëvjeçarëve në këtë tokë. Ashtu si e gjithë Saharaja, zona dikur ishte e gjelbëruar dhe me liqene. Shumë njerëz kanë jetuar dikur aty, ndërsa tani shumë pak ia dalin të përshtaten. Megjithatë, Enned-i mbetet i njohur si “Edeni i Saharasë”, sepse bie më shumë shi se në pjesën tjetër të shkretëtirës.

Gdhendjet në masivin e Enned-it janë të ndryshme: kafshë, bimë, por edhe njerëz. Ajo që bie në sy është se ato janë pikturuar në lartësi të konsiderueshme që duket e vështirë të jetë bërë nga njerëzit e asaj kohe. Vendasit për këtë mendojnë se nuk janë vizatime të bëra nga njerëzit, por nga xhindet, shpirtrat e këqij. Ndryshe nga vendet e tjera të braktisura në Sahara, njerëzit kanë jetuar vazhdimisht këtu që nga koha e neolitit, ndaj ka shumëllojshmëri pikturash, pasi mund të jenë mbivendosur mbi njëra-tjetrën.

Organizata e ndryshme dhe arkeologët po përpiqen të edukojnë banorët vendas për rëndësinë historike të pikturave dhe t’i ndërgjegjësojnë ato të mos i dëmtojnë. Po ashtu, po punohet shumë që kjo mrekulli afrikane të bëhet më e arritshme për turistët në mbarë botën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago