Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, ka bërë të ditur se është prekur me Covid-19, transmeton Klan Kosova.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se me koronavirus është prekur edhe gruaja e tij dhe vajza tre muajshe.
“Fatmirësisht unë jam pa asnjë simptomë por kam rezultuar pozitiv”.
“Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdesshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe ti nënshtroheni testimit”.
“Njëherit shprehi keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pas kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakmueshme”, ka shkruar Zekiri.