POLITIKE

Muhaxheri: Nga pesë komuna në Rajonin e Dukagjinit, katër do t’i fitojë LDK-ja

Kandidati i LDK-së për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se kjo parti do të jetë fituese e zgjedhjeve komunale.

Muhaxheri ka thënë se nga pesë komuna në Rajonin e Dukagjinit, katër do t’i fitojë LDK-ja.

“Do të fitojmë garën në Pejë, Istog, Klinë e Junik. Në Deçan do të shkojmë fuqishëm në balotazh”.

Ai ka thënë se LDK në Gjakovë nuk është në ditët më të mira të saj.

“Degën e Gjakovës e kanë përcjellë problemet ndër vite. Me kandidatin e ri që e kemi fut në garë mund të bëjmë diçka, por për më shumë nuk kemi pasur kohë”, tha ai.

Muhaxheri ka thënë se LDK do ta rikthejë Prishtinën e Podujevën.

Ai ka thënë se shpreson që Agim Veliu duhet të jetë pjesë e partisë në këto zgjedhje.

“Së paku ai shpresoj të mos pengojë partinë në këto zgjedhje. Unë nuk kam pasur konfrontim personal me Agim Veliun, por e kamë bërë për të mirën e partisë”.

Duke folur për garën në Ferizaj, Muhaxheri thotë se me Sibel Halimin LDK është në garë edhe në këtë qytet.

Muhaxheri thotë se LDK është në garë të fortë edhe në Mitrovicë.

“Edhe pse me propagandë po mundohen ta zbehin kandidaturën e zotit Agolli, por unë mendoj se ai do ta fitojë Mitrovicën”, deklaroi tutje Gazmend Muhaxheri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago