POLITIKE

Muhaxheri: Vjosa qëndroi e vetme dhe s’e tradhtoi votuesin e LDK-së, s’e përkrahëm asnjë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se Vjosa Osmani është e vetmja që i ka qëndruar besnike votës së qytetarëve.

Muhaxheri mbrëmë ka thënë se përkundër presionit të madh që ka pasur Osmani për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, ajo nuk e ka tradhëtuar votën e qytetarëve.

“Vjosa Osmani ka qëndruar e vetme. Nuk i kam jap mbështetje. Kam mendu që ndoshta do të rrëzohet. Ajo që më bën me ndi veten mirë është që është se Vjosa Osmani në këtë betejë ka qëndru me dinjitet, pra duhet me përgëzu. Përkundër presionit të madh që e ka pas, nuk e ka tradhtuar votën e qytetarëve. Ajo është e vetmja që i ka mbetë besnike votës së qytetarëve. Ajo është një politikane statiske, por nuk e ka prish marrëveshjen me qytetarët, pra ka besu që deri në fund duhet me i mbet besnik votës së qytetarit”, ka thënë Muhaxheri.

Muhaxheri ka thënë se Osmani nuk e ka tradhtuar LDK’në me votën e saj kundër këtij mocioni, por se i ka mbetur besnike votuesve të kësaj partie.

“Vjosa nuk e ka tradhtu LDK’në. Ajo i ka mbet besnik votuesve të Lidhjes Demokratike dhe është një figurë e rëndësishme e LDK’së. Mundem me thanë një general i fortë dhe i përgatitur për betejat e ardhshme. Asnjë përkrahje se ka pas prej asnjë prej kryetarëve të degëve, por ka qëndru prapë vetëm”, ka deklaruar Muhaxheri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

6 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

20 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

21 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago