Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Jasmin Mujanoviq ka reaguar pas interpretimit të këngës për pushtimin e Kosovës në ndeshjen e Davis Cup. Sipas tij, është e çuditshme sesi askush nuk mendoi të kontrollonte tekstin e muzikës hyrëse të tenistit të njohur botëror, Novak Gjokoviq.
Shkencëtari i politikës dhe doktori i filozofisë në Universitetin e Nju Jorkut përmes një reagimi në “X” ka shkruar se ky është himni më famëkeq nacionalit serb bashkëkohor, e i cili promovon në mënyrë eksplicite aneksimin e Kosovës dhe Malit të Zi.
“Shumë e pabesueshme që askush në ekipin e PR të @DavisCup nuk mendoi të kontrollonte dy herë tekstin e muzikës hyrëse të Gjokoviqit – një simpatizant i njohur i së djathtës ekstreme – pasi është një nga himnet më famëkeq nacionalist serb bashkëkohor, duke promovuar në mënyrë eksplicite aneksimin e Kosoves dhe te Malit te Zi”, ka shkruar ai.
Ndryshe, ndeshja e tenisit ku u interpretua kënga e pushtimit të Kosovës u zhvillua dje.
Serbia dhe Gjokoviq u futën me këngë të pushimit të Kosovës në ndeshjen e Davis Cup
Kjo këngë ka përmbajtje nacionalist ku mes tjerash thuhet “Gëzo popull serb” dhe “le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”.