Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ngritur së fundi alarm rreth mundësisë se Rusia edhe mund të fillojë aggression ndaj ndonjë vendi tjetër evropian edhe para se të mbarojë lufta e saj kundër Ukrainës.
Në një intervistë për The Guardian, që u publikua të dielën, Zelensky tha se Putin mund ta bëjë këtë.
“Unë besoj se po. Ai mund ta bëjë këtë. Duhet të heqim dorë nga skepticizmi se Putini do të pushtojë Ukrainën dhe pastaj mund të shkojë diku tjetër. Ai mund të bëjë të dyja njëkohësisht.”
Zelensky sugjeroi se Kremlini po zhvillon një “luftë hibride kundër Evropës” dhe po teston kufijtë e NATO-s. Ai lidh rritjen e aktiviteteve keqdashëse në Evropë, si përdorimi i dronëve mbi Poloni dhe më vonë mbi aeroportet e Kopenhagenit, Mynihut dhe Brukselit, me dështimet e Rusisë në fushën e betejës.
“Putini është në një situatë të ngërçit, pa arritur sukses të vërtetë. Këto dështime mund ta shtyjnë të kërkojë territore të tjera. Po mbrojmë veten,” tha Zelensky.
Ai theksoi se Rusia, si një shtet i madh dhe agresiv, ka nevojë për një armik të jashtëm për të mbajtur unitetin e brendshëm dhe se Putini i sheh Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin si kundërshtarët e tij. “Ukraina është shumë më afër SHBA-së se Rusia,” theksoi ai.
Sipas Zelenskyt, në Pokrovsk, Rusia ka vendosur 170,000 trupa dhe luftimet në Donetsk janë bërë më të ashpra. “Nuk ka sukses rus atje dhe shumë viktima,” shtoi ai, duke përmendur se në tetor humbjet ruse arritën në 25,000 të vrarë dhe të plagosur.
Po ashtu, Ukraina dhe BE po përgatisin paketën e 20-të të sanksioneve, duke propozuar të shtojnë individët dhe kompanitë ruse që përfitojnë nga burimet energjetike.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…