FOTO&VIDEO

Muqiqi të hënën me shumë të tjerë protestojnë para MSH-së: Na lejoni ti mbajmë dasmat në Restaurante ose do ti mbajmë në sheshe

Masat e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e mbajtjes së dasmave dhe eventeve të tjera familjare, si masë preventive për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit, kanë ndikuar në të gjithë “industrinë” e dasmave, duke përfshirë këngëtarët, sallonet e bukurisë e restorantet ku organizohen këto evente, shkruan Gazeta Sinjali.

Për të kundërshtuar këtë vendim të qeverisë, estrada ka paralajmëruar protestë këtë të hënë në ora 11:00.

I pari që inicoi organizimin e kësaj proteste ishte këngëtari Labinot Tahiri.

Ai përmes një postimi në Facebook kritikoi qeverinë për “diskriminimin” që ua ka bërë, duke ua “mohuar” bukën e gojës.

“Të dashur qytetarë dhe kolegë, secili prej nesh ka të drejtë me reagu kur dikush ua mohon bukën e gojës femijëve tanë, pa marrë parasysh se kush je ti, apo jam unë! Të dashur kolegë, ju më nuk punoni qe 4 muaj, derisa Viva, Elkosa, ndërtimtari e biznese te tjera se kanë ndalë asnjë moment punën…Derisa në tubime e mbledhje, në parlament e qeveri mblidhen, edhe ashtu si gjen asgjë ata se kanë mbrojtje në të 4 anët, as VIRUSI SI KAP, atëherë as ne nuk përbëjmë rrezik! “, thuhet në apelin e Tahirit.

Thirrjes së Tahirit i janë përgjigjur edhe kolegët e tij këngëtarë. Vetëm pak kohë pas thirrjes publike të Labit, pjesëmarrjen në protestën e së hënës e konfirmuan Edona Llalloshi, Milot Llalloshi dhe Afrim Muçiqi.

Madje, Muçiqi kërkoi nga qeveria t’ua lejojë këngëtarëve mbajtjen e dasmave në restorante, në të kundërtën, paralajmëroi se ato do të mbahen në sheshe.

“Na lejoni t’i mbajmë dasmat në restorante ose do t’i mbajmë në sheshe”.

Kurse, Edona dhe Milot Llalloshi e kanë shpërndarë në Instastory deklaratën e Muçiqit, duke ia bashkëngjitur konfirmimin: “Edhe unë do të jem aty, edhe të tjerët do të ishte mirë të dalin”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago