Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, deklaroi se krahas rritjes së pensioneve synim i Qeverisë së Kosovës që ato të jepen në mes të muajit dhe jo siç ka qenë më parë në javën e fundit të muajit.
“Synimi ynë është që realizimi i pensioneve të bëhet në mes të muajit më së largu më datën 17 që nga ky muaj, kurse pagat në fund. Kësisoj mundohemi që secila familje të kenë likuditet shtesë”.
Qeveria e Kosovës mori vendim në mbledhjen e saj që më mos të ketë pensione nën 100 euro.