LAJME

Musliu për vizitën dyditore të shefit të CIA-s në Kosovë: Sinjal i qartë për Serbinë, presion i madh mbi Vuçiqin

Agim Musliu, njohës i çështjeve të sigurisë, ka komentuar vizitën e fundit të shefit të CIA-s, William Burns, në Ballkan (Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi), duke e cilësuar atë si një sinjal të qartë për Serbinë dhe udhëheqësin e saj, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Musliut, kjo vizitë rikonfirmoi miqësinë e SHBA-ve me Kosovën dhe vendosi një presion të madh mbi Vuçiqin për të zgjedhur mes Perëndimit dhe Lindjes.

“Në Serbi nuk dihet çka ka biseduar. Është pikëpyetja e madhe. Sepse ka hallin më të madh, ma merr mendja mua. Në Serbi është investuar shumë nga perëndimi dhe nga SHBA-ja edhe në aspektin ekonomik edhe politike. Për të rimëkëmbur dhe ndoshta për të larë ndonjë borxh moral e të tjera. Por gjatë tërë kohës presidenti serb ka luajtur me dy karta, në dy akse edhe më NATO-n dhe BE-ja edhe me Rusinë”.

“Unë besoj që prej nivelit që e prezanton zoti Burn është momenti i fundit në të cilin Aleksandar Vuçiq duhet ta marrë shumë seriozisht dhe të këndellet; o me perëndim o me lindje… dëshiron prosperitet dhe zhvillim, apo dëshiron zhdukje, zhdukje edhe në aspektin ekonomik edhe politik, në çdo aspekt”, ka thënë Musliu në Tv Dukagjini.

Sipas Musliut, Dodik ka ndërruar qasje për 180 gradë pas takimit me Burns, duke kaluar nga retorika luftarake në një angazhim kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

“Dodiku është një rrugaç politik, atë nuk e zë seriozisht askush. Askush në rrugë e lërë më në botën politike e diplomaci. Ai është një altoparlant e Vuçiq që nuk e di se çfarë bën, është i korruptuar dhe shantazhuar në çdo aspekt. Ta themi që edhe gjatë bisedë më zotin Burns, është thënë që të hap ta hap Twitter dhe ta dërgojë mesazhin duke biseduar. Aq ka autoritet ai tek partnerët e supozuar. Pas takimi me Burns është ndërruar aksi i veprimit 180 shkallë. Është thënë që do të luftohen terrorizimi, krimi i organizata e të tjera. E para saj, një ditë retorika e Dodikut ka qenë në dojmë luftë, dojmë të ndahemi… krejt një qasje tjetër e veprimit”, ka shtuar Musliu.

Ndërkaq, Musliu, ka thënë se vizita e drejtorit të CIA-s në Kosovë, i vulos marrëdhëniet e mira ShBA-Kosovë.

“Vizita e tij e vulosi marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-të, që është e lidhur fort, është e pazëvendësuar në regjion. Kosova dhe ShBA kanë miqësi të pashkëuptur, janë miku më i madh i Kosovës, na kanë ndihmuar në shpallje të pavarësisë e shtetformim në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve, sidomos ato të inteligjencës”, ka thënë ndër të tjera Musliu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago