Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria Kurti e ka kthyer Kosovën në vitin 2000, pa rrymë e me gjeneratorë.
Mustafa ka ironizuar duke thënë se “po nxehemi me votat e mbi 51 për qind të qytetarëve”.
“Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregatë. Por… nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 për qind të qytetarëve! Kështu e ka Referendumi. Të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë, sepse populli kështu ka vendosë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.