FOTO&VIDEO

“Na dolën në pritë…”: Dyshohet se dorëzoi Eri Zefin, çfarë i tha policisë Gjovalin Alia

Gjovalin Alia i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i dyshuar i vrasjes së Eri Zefit në Mirditë është vetëdorëzua sot në polici. Policia dyshon se ishte ai që dorëzoi Eri Zefin tek hasmi duke e nxjerrë nga shtëpia, por Alia e mohon këtë fakt duke dhënë versionin e tij të ngjarjes.

“Kam qenë duke udhëtuar me Eri Zefin, por nuk e kam nxjerrë në prite për ta ekzekutuar. Kanë dalë për të na grabitur dhe kanë dashur të më vrasin dhe mua”, mësohet të jetë shprehur ai.

Eri Zefi u gjet i ekzekutuar pak metra larg Rrugës së Kombit, në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës në 2 tetor.

Nga ekspertiza në trupin e 34-vjeçarit Zefi u identifikuan shenja dhune që sipas hetuesve janë kryer para se ai të ekzekutohej me 6 plumba, 4 në kokë dhe 2 në gjoks. Trupi i tij u gjet 50 metra larg Rrugës së Kombit në Njësinë Administrative Fan

Familjarët e Alisë u ngujuan në fshatin e tyre në Fan, pas shpalljes në kërkim nga policia. Ata nuk kanë pranuar të kenë lidhje me një ngjarje të tillë, por përsa kohë të zgjidhet çështja kanë vendosur të respektojnë Kanunin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

24 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago