KRYESORE

Nafta ruse shitet në SHBA, si po pasurohet Kremlini falë një partneri strategjik amerikan

Rusia po futet në vitin e tretë të luftës me Ukrainën me një shumë të paprecedentë parash në arkat e saj. Sipas një analize të fundit, vetëm nga India, Kremlini ka arkëtuar 37 miliardë dollarë, vitin e kaluar.

Sipas CNN, një pjesë e kësaj nafte bruto, është rafinuar në Indi dhe ka përfunduar edhe në pikat e karburanteve në SHBA. Në total, raportohet se janë eksportuar drejt Amerikës karburant me vlerë mbi 1 miliard dollarë.

Analiza e Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, e botuar ekskluzivisht në CNN, tregon se, që prej nisjes së luftës, India ka blerë 13 herë më shumë naftë nga Rusia, sesa më parë, duke zëvendësuar kështu blerësit perëndimorë që ndërprenë marrëdhëniet tregtare me Moskën.

Sipas ekspertëve, Rusia po përdor gjithashtu një “flotë fantazmë” të ngritur enkas për të shmangur sanksionet e vendosura pas nisjes së luftës, me të cilën po maksimizon përfitimet.

CNN dëshmoi muajin e kaluar transferimin e naftës në një port grek mes dy anijeve, me qëllim shmangien gjetjes së vendit të origjinës së naftës. Njëra prej anijeve kishte si pronar një kompani indiane e akuzuar për shkelje të sanksioneve ndërsa tjetra i përket një individi të sanksionuar më parë nga Shtetet e Bashkuara.

“Transferimet ndonjëherë bëhen ligjërisht, por gjithashtu përfshijnë taktika të paligjshme për të shmangur sanksionet”, tha për CNN David Tannenbaum, nga kompania e monitorimit të dërgesave detare, “Pole Star Global”.

Çdo javë ndodhin dhjetëra transferime të tilla në porte të ndryshme të Greqisë, një pikëkalimi e leverdishme pranë Kanalit të Suezit, që lidh tregjet europiane me ato aziatike.

Në fillim të shkurtit, Departamenti i Thesarit në Uashington njoftoi vendosjen e sanksioneve të reja kundër kompanive që ndihmojnë naftën ruse të shmangë sanksionet amerikane. Futja e Indisë në lojë është bërë për të dobësuar goditjen e sanksioneve ndaj Vladimir Putin. Por të ardhurat e Rusisë nga nafta arritën shifrën rekord prej 320 miliardë dollarësh në vitin 2023 dhe parashikohet të rriten edhe më shumë. Sipas disa analistëve, të cituar nga CNN, rreth 30% e kësaj shifre është përdorur për të financuar luftën gjatë vitit 2024.

India e ka justifikuar blerjen e naftës nga Rusia me objektivin për të mbajtur çmimin e ulët. “Nëse ne blejmë nga vendet e Lindjes së Mesme atëherë çmimi për fuçi do të shkojë nga 75 apo 76 dollarë, në 150”, tha javën e kaluar për televizionin amerikan CNC Hardeep Singh Puri, ministri indian për Naftën dhe Gazin Natyror.

Analiza e Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër tregon se Shtetet e Bashkuara ishin blerësi më i madh i naftës ruse nga India vitin e kaluar, duke paguar nga dhjetori 2022 deri në fund të 20230-shit rreth 1,3 miliardë dollarë. Shifra shkon në 9,1 miliardë dollarë nëse në listë përfshihen edhe shtetet aleate të SHBA, që kanë vendosur sanksione ndaj naftës ruse, por e blejnë atë përmes Indisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

12 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

21 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago